Kuriozitete

7 ligjet e tërheqjes dhe fuqia e pozitivitetit

Të qenit tërheqës dhe pozitiv është një virtyt i cili na ndihmon në shumë aspekte të jetës. Sociologët e radhisin tërheqjen si një ndër faktorët kryesorë për të qenë të suksesshëm në punë dhe në ambientet shoqërore.

Këto janë shtatë ligjet që ju bëjnë të dukeni tërheqës dhe pozitiv, transmeton KosovaPress.

1.       Relaksohuni

Merrni frymë thellë, meditoni dhe natyra mund të ju dërgoj në një pjesë relaksuese për mendjen.

2.       Përfytyroni

Kuptoni se çfarë me të vërtetë dëshironi. Jini specifik në atë që kërkoni!

3.       Ndjehuni mirë

Mendojeni ndjenjën se si do të ishte të kishit atë çfarë ju dëshironi ta keni.

4.       Besoni

Nëse mendoni që do të ndodh, jini të sigurt që do të ndodh!

5.       Veproni

Lëvizni me mundësitë dhe ndryshimet që do të ju afrojnë tek ajo që ju kërkoni.

6.       Mirënjohja

Jini mirënjohës për bekimin që është rrugës për tek ju.

7.       Pranoni

Pranoni atë që është e juaja dhe vlerësojeni.