Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri është djegur një sipërfaqe prej rreth 7 hektarë mal në komunën e Lipjanit.
Zjarri ka shpërthyer dje nga orët e mesditës në fshatin Brus të Lipjanit dhe pothuajse gjithë mali pronë e një qytetari dhe një pjesë tjetër pronë shoqërore është djegur.
“Dëshmitari shqiptar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin një pjese të malit pronë private dhe një pjesë pronë shoqërore diku rreth 7 (shtatë) hektarë”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë intervenuar në këtë vend dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin dhe fatmirësisht nuk është lënduar ndonjë njeri.
Rastit i janë përgjigjur edhe njësitet relevante policore, por deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar./FaktePlus