Aktuale

68 vjeçari ngacmon me fjalë një grua në fshat, e pëson keq nga burri i saj

Policia e Kolonjës ka nisur procedim penal ndaj një 68 vjeçari pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë një 48 vjeçare në fshatin Starje të Kolonjës.

Ai dyshohet sipas policisë, se ka ngacmuar seksualisht me fjalë shtetasen me iniciale V.M, banuese në të Bashkëshorti i saj, 48 vjeçari me iniciale I.M, e ka kanosur dhe goditur me sende të forta 68 vjeçarin. Ndërkohë, djali i të moshuarit, 33-vjeçari me iniciale O.K, ka goditur me grushte shtetasin E.M, 20 vjeçar, djali i gruas së ngacmuar.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :

A.K, 68 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë (neni 108/a/1)
Procedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas, ka ngacmuar seksualisht me fjalë shtetasen V.M, 48 vjeçe, banuese në Starje.

Më pas bashkëshorti i kësaj të fundit, shtetasi I.M, 48 vjeç, ka kanosur e goditur me sende të forta shtetasin A.K ( nenet 84 e 90)

Në këtë ngjarje është përfshirë edhe djali i autorit të dyshuar, konkretisht  shtetasi O.K , 33 vjeç, i cili ka goditur me grusht  shtetasin E.M, 20 vjeç, djalin e shtetases V.M (neni 90).

Materialet  në lidhje me këtë rast, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat  penale: “Ngacmimi seksual”; “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”  parashikuar nga nenet 108/a/1, 84 dhe 90 të Kodit Penal.