Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.
Deri më tani në këtë institucion janë paraqitur 67 apele.
Këtë e ka bërë të ditur për mediat vendore, Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP.
Sipas dokumentit Valon Ramadani, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka dëgrguar një ankesë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar 14 ankesa.
Ndërsa koalicioni i cili pretendon që i ka mbi 5% të votave, NISMA-AKR-PD ka dërguar në PZAP dy ankesa.
E më së shumti, sipas dokumentit, ankesa ka dërguar partia Samostalna Liberalna Stranka- SLS.