Aktuale

62 aksidente trafiku për 24 orë, 3 me fatalitet

Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se në vend gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, prej të cilave 3 me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 41 pa të lënduar.

Ndërsa, për mos respektim të rregullave në trafik policia ka shqiptuar 1329 gjoba, shkruan FaktePlus.

Janë arrestuar 12 persona për vepra të ndryshme, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit./FaktePlus/

the authorBurbuqe Metolli