Aktuale

603 intelektualë dorëzojnë peticionin për lirimin e Haradinajt

603 intelektualë kanë nënshkruar një peticion me anë të së cilit po kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt.Ky peticion do t’i dërgohet sot Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Gjykatës së Colmarit në Francë, raporton Ekonomia Online.

Njeri nga nënshkruesit e këtij peticioni, historiani Hakif Bajrami tha se qëllimi i këtij peticioni është të tregojnë se lufta për çlirimin e Kosovës ka qenë e drejtë dhe se populli dhe institucionet e kanë për obligim të mbrojnë heronjtë e saj.Intelektualët presin që ish-kryeministri Haradinaj të kthehet pas 1 jave në Kosovës.