Rajon & Botë

6 të vdekur e 16 të zhdukur nga përmbytja e anijes në Kolumbi

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur kur një anije pasagjerësh u mbyt në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, thonë zyrtarët.

Ata thonë se 133 persona u shpëtuan, por 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit popullor turistik të Guatapé.

Kishte rreth 170 persona në bord. Dëshmitari Juan Quiroz i tha BBC –së se varka u mbyt në më pak se pesë minuta.

Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi.

Helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit janë bashkuan në operacionin e kërkim-shpëtimit./KosovaPress/