Shëndetësi

6 sekretet për të humbur peshë në mënyrë të suksesshme

Sipas statistikave, një person përpiqet mesatarisht 4 herë në vit që të humbë peshë.

Por vetëm 1 nga 100 persona mund të thotë se me krenari se ka arritur të humb peshë.

Dr. Roger Gould, një nga ekspertët më të njohur  për “oreksin emocional”, ka siguruar se janë emocionet tona dhe jo mungesa e vullnetit, ajo që na pengon të humbasim peshë.

Për këtë arsye është e rëndësishme që ju të dini  gjashtë sekrete para se të  filloni betejën për humbje peshe.

1. Jeni kosistent

Është gjithmonë shumë e vështirë për të filluar një dietë që sugjeron të hani vetëm fruta dhe perime.  Është një stres i madh për trupin tuaj, dhe ajo do të reagojë në përputhje me rrethanat. Mundohuni të mos kërkoni nga vetja të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe përmbajuni ndryshimeve për progres.

2. Ndiqni  gjurmët e progresit tuaj

Besoni apo jo, është shumë e rëndësishme të monitoroni me kujdes progresin tuaj. Kjo do t’ju japë një pasqyrë reale se sa peshe keni humbur. Në shumë raste, ju do të duhet të prisni disa muaj derisa të shihni ndryshime të dukshme në trupin tuaj, kështu që në mënyrë që të mos humbisni motivimin,  kujtoni të gjitha ndryshimet pozitive që i keni arritur.

3. Aktiviteti fizik

Një dietë të shëndetshme ju ndihmon të humbni peshë, por është shumë e rëndësishme që të kombinoni ushqimin e mirë me ndonjë ushtrim fizik, të çfarëdoshëm. Edhe aktivitetet të tilla si ecja (nëse bëhet në baza ditore) do të jetë shumë e dobishme.

4. Kërko mbështetje nga miqtë dhe familja juaj

Mbështetja morale e atyre që gjenden rreth jush,  është shumë e rëndësishme kur ju jeni në një dietë. Ata e dinë se kur jeni gati ti dorëzoheni tundimit për të ngrënë,  do të ndiheni fajtorë më pas. Për këtë, ata do të ju kujtojnë se jeni në dietë dhe të mos hani ushqime me kalori.

5. Përcaktoni llojin tuaj metabolik

Nëse ndjeheni se jeni duke bërë gjithçka për të humbur peshë, por ende nuk ka rezultate të dukshme, kjo është në rregull. Në fakt, ky është një problem shumë i zakonshëm. Por, para se të hiqni dorë, mësoni më shumë për metabolizmin tuaj. Nëse keni një metabolizëm të ngadalshëm, atëherë keni durimin dhe mos harroni se rezultatet afatgjata bëhen të dukshme një ditë, transmeton KosovaPress.

6. Çdo dietë kërkon mbikëqyrje

Nëse keni vendosur të filloni një dietë, kontaktoni një dietolog për mbikëqyrje dhe këshilla.

Mbani mend:  Të gjitha dietat që premtojnë mrekulli dhe djegie të kilogramëve dhe yndyrës në mënyrë të shpejt,  mund  të iu dëmtojnë seriozisht shëndetin.