Aktuale

6 aksidente në Rrugën e Kombit vetëm ditën e sotme (Foto)

Fillimi i ngricave në Shqipëri ka bërë që ditën e sotme të ndodhin disa aksidente në Rrugën e Kombit.

Këtë fakt e ka denoncuar përmes profilit të tij në ‘Facebook’, ish-kryeministri Sal Berisha.

“6 aksidente vetëm sot në rrugën e Kombit pasi kompania e mirëmbajtjes thjesht nuk ekziston. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot që ka dërguar ai!”, shkruan Berisha.