Rajon & Botë

Erdogan: Do ta vazhdojmë luftën kundër terrorit

Do ta vazhdojmë luftën tonë kundër terrorit deri në fund, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cituar nga mediat britanike.

Ai konfirmoi se në sulmin e dytë me bombë prej mbrëmë në afërsi të stadiumit “Vodafon Arena” në Stamboll janë vrarë 38 persona dhe 155 janë lënduar.

Presidenti foli para gazetarëve, pasi që e ka vizituar spitalin në Stamboll, në të cilën janë dërguar disa nga të plagosurit në sulme, informoi televizioni turk NTV.

Ndërkohë, kryeministri Binali Jëlldërëm deklaroi se pothuajse edhe nuk ka dyshime se atentati i dyfishtë në Stamboll është pjesë e PKK-së.