Rajon & Botë

56-vjeçarja vdes nga shpërthimi gjatë festës për zbulimin e gjinisë së fëmijës

Një grua 56-vjeçare nga Lowa ka vdekur aksidentalisht gjatë festës të cilën e kishte organizuar për të zbuluar gjininë e foshnjës së saj të palindur

Çifti nga qyteti Knoxville kishin organizuar një festë me familjarët ku do t’u tregonin atyre gjininë e fëmijës të cilin po prisnin. Por, organizimi shkoi ters, pasi gruaja humbi jetën gjatë festës.

Hetuesit përcaktuan që një shpërthim gjatë njoftimit për zbulimin e gjinisë së foshnjes shkaktoi vdekjen e gruas. Shpërthimi “bëri që një copë fluturuese e mbeturinave të godiste viktimën,” ka thënë policia në një deklaratë, shkruan TheGuardian, transmeton Express.

Ndërkaq janë rritur rastet e incidenteve nëpër festat familjare ku çiftet duan të tregojnë gjininë e fëmijës së tyre, veçanërisht në SHBA, shkruan TheGuardian, transmeton Express.

Në prill të vitit 2017 një agjent i patrullës kufitare jashtë shtetit, Dennis Dickey, shkaktoi 8 milion dollarë dëme në pyllin e Arizonës, kur ai qëlloi në një objektiv të plotë me eksploziv me ngjyrë blu, si një mënyrë për të treguar gjininë e fëmijës së tij të palinduar./Express/