Aktuale

56-vjeçari nga Kruja kërcënon prokurorin, arrestohet

Është vënë në pranga një 56-vjeçar nga Kruja pasi ka kërcënuar një prokuror.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10: 30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, ku Nazmi Çangu ka kërcënuar me fjalë B.M. 41 vjeç,  banues në Tiranë, me profesion Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Ngjarja është denoncuar në polici, ku kjo e fundit ka bërë të mundur arrestimin e tij. Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e N.Çangu, iu gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 76 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Ssativa.

Për rastin në fjalë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi  dhe shitja e narkotikëve ”