Aktuale

56 pacientë në Spitalin e Gjakovës po trajtohen për Covid-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 56 pacientë për Covid-19. 7 pacientë janë të konfirmuar pozitivë ndërsa 49 të tjerë janë në pritje të mostrave ose testeve.

Kurse 20 pacient janë me oksigjen. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Spitali i Gjakovës përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët:Dr.Pashk Nikaj, Dr.Arben Veselaj, Dr Baton Lleshi, Dr. Flamur Marku poashtu edhe mjekët e rinjë dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 22.07.2020 gjendja është si vijon:

• 56 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid-19,
•7 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
•49 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste,
•20 pacientë janë me oksigjen.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!

the authorGazetaKNN