Policia e Kosovës, përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 56 aksidente trafiku.
Prej tyre 24 aksidente kanë qenë më të lënduar, kurse 32 pa të lënduar, shkruan FaktePlus.
Ndërsa, për mosrespektim të rregullave në komunikacion policia ka shqiptuar 1227 tiketa trafiku.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 27 persona prej të cilëve 17 janë dërguar në mbajtje, kurse 4 në vuajtje të dënimit./FaktePlus/