Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur gjithsejtë 55 aksidente trafiku.
Prej tyre 16 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 39 pa të lënduar, përcjell FaktePlus.
Ndërsa, për mosrespektim të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1541 tiketa trafiku.
Janë arrestuar 23 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, deri sa në mbajtje janë dërguar 16 persona./FaktePlus/