Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.
Prej, tyre 22 kanë qenë me të lënduar ndërsa 33 me dëme materiale, përcjell FaktePlus.
Janë shqiptuar 1175 tiketa trafiku për mos respektim të rregullave në komunikacion.
Po ashtu është bërë e ditur se për 24 orë janë arrestuar 21 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, ku 12 nga ta janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajtje të dënimit./FaktePlus
