Një ish-ushtar i UÇK-së, nga fshati Pantinë i Vushtrrisë, ka ndërruar jetë sot. I ndjeri ishte i moshës 51-vjeçare dhe që disa javë kishte qenë i prekur me COVID-19, shkruan Express
Vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar për Express zyrtarë nga Spitali i Vushtrrisë.
“Mund t’ua konfirmojmë se një person i lindur në vitin 1969 ka ndërruar jetë. Ai ishte i konfirmuar me Covid pozitiv”, thuhet në përgjigjen e spitalit.
Ndërkohë, vazhdon të jetë e rënduar situata në Kosovë sa i përket Covid-19. Në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë tash e disa muaj po trajtohen pacientë të infektuar me COVID-19.
Për momentin atje janë duke u trajtuar 33 pacientë për koronavirus, 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Ndërsa, 4 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor. Nga ta se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus. /Express/