Aktuale

51 aksidente trafiku për 24 orë, 2 me fatalitet

Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsejtë 51 aksidente trafiku, prej të cilëve 2 me fatalitet, 14 me të lënduar dhe 35 pa të lënduar.

E, për mos respektim të rregullave në komunikacion policia ka shqiptuar 1306 tiketa trafiku, përcjell FaktePlus.

Ndërsa, për vepra të ndryshme janë arrestuar 17 persona prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 në vuajtje të dënimit/FaktePlus