Rajon & Botë

50 të vdekur pas një sulmi kamikaz kundër një xhamie

Të paktën 50 persona u vranë sot në një sulm tragjik në Mubi, në veri të Nigerisë, vatër e revoltës së grupit xhihadist të Boka Haram prej tetë vitesh, sipas një bilanci të policisë.

“Për momentin raportohen të paktën 50 të vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi kamikaz kundër një xhamie në Mubi gjatë faljes së mëngjesit”, deklaroi për median zëdhënësi i policisë së shtetit të Adamavas, Othman Abubakar.

Një bilanc paraprak i paraqitur nga një agjenci e ndihmës së shpejtë bënte me dije për 15 të vdekur.