Grupi terrorist ISIS ka caktuar dënim me 50 goditje me kamxhik për ata të cilët flasin rreth vdekjes së Abu Bekr Al-Bagdadi, kreut të ISIS.
Kanali informativ Sumerija News njoftoi se ky reagim i papritur i ISIS ndaj lajmeve të publikuar në rreth vdekjes së Abu Bekr Al-Bagdadi, publikohet në kohën kur një i afërt i Abu Bekr Al-Bagdadit në mënyrë jodirekte ka pohuar vdekjen e khalifit të vetëshpallur të ISIS.
Sipas burimeve informative, Abu Kutajba, një prej krerëve të ISIS, u arrestuar nga ky grup për shkak se kishte pohuar vrasjen e Abu Bekr Al-Bagdadit.