Aktuale

5 vjeçari rrëzohet nga traktori, lëndohet

Një fëmijë pesë vjeçar ka pësuar lëndime pasi që kishte hipur në traktorin të cilin e kishte parkuar babai i tij.

Të njëjtin fëmija e kishte ndezur, dhe gjatë lëvizjes është rrëzuar nga traktori.

Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri ndërsa Policia ka dalë vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./KosovaPress/