Të gjitha peronat që kundërligjshëm cenojnë ose ndikojnë tek ndonjë tjerët gjatë votimit në zgjedhjet e 11 qershorit, do të ballafaqohen me drejtësinë dhe mund të sanksionohen me burgim deri me 5 vite.
Kështu u tha në konferencën e përbashkët të drejtuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor dhe PZAP, lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve në Kosovë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se KQZ për çdo palë zgjedhje është kujdesur që personat të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore të mos përfshihen në administratën zgjedhore.
“KQZ për çdo palë zgjedhje është kujdesur që personat të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore të mos përfshihen në administratën zgjedhore, pra, në Komisionin komunale të zgjedhjeve me këshillat e vendvotimeve apo në personel teknik. Po ashtu, ne si KQZ, i kemi raportuar të gjitha dyshimet e gjetura tek organet përkatëse, ne si KQZ, jemi të kënaqur për bashkëpunim dhe kemi pasur deri më tani me institucionet që në faza të ndryshme, puna e tyre ndërlidhet me procesin zgjedhor. Edhe memorandumi i nënshkrimit të cilin e kemi firmosur vitin e kaluar, vlerësoj se i shërben mbrojtjes dhe promovimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Aktualisht jemi në fazën e përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe në këtë drejtim ky bashkëpunim do të jetë i domosdoshëm edhe në këtë proces zgjedhor”, tha Daka.
Sipas saj, deri më tani përgatitjet janë duke shkuar sipas planit operacione. Ndërkohë, thotë se rritja e besueshmërish në procesin zgjedhor realizimi me integritet i procesit zgjedhor, ngritja e pjesëmarrës së votuesve në zgjedhje modernizim dhe efikasiteti i shërbimeve janë vetëm disa prej aspekteve të shumta për arritjen e të cilave mbetet i përkushtuar KQZ-ja.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se Prokuroria e Shtetit dhe prokuroritë përkatës i kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe janë të gatshme që të kenë rol më aktiv në ndjekjen dhe hetimin e veprave penale që cenojnë të drejtën e votimit gjatë procesit të zgjedhjeve.
“Të gjitha ata në çfarë mënyrë të kundërligjshme veprojnë me qëllim që të cenojnë apo pengojnë ose ndikojnë tek ndonjë person gjatë të drejtës për të votuar do të ballafaqohen me drejtësinë dhe mund të sanksionohen me burgim deri me 5 vite. Të gjithë ata që tentojnë të votojnë në emër të personit tjetër që tentojnë të votojnë edhe pse kanë votuar edhe një herë dhe të gjithë ata anëtar të komisioneve zgjedhore që keqpërdorin detyrën zyrtare gjatë zgjedhjeve do të tentojnë t’i falsifikojnë rezultatet e zgjedhjeve do të dënohen me dënim nga 3 deri në 5 vjet burgim nëse kjo vërtetohet gjatë procedurës hetimore… Dua të ju siguroj që gjatë fushatës zgjedhore procesit të votimit, numrit të votave nuk do të lejmë askënd të jetë viktimë e paragjykimeve, mirëpo drejtuesin nuk do ta braktisim për hirë të askujt”, tha Lumezi.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se policia brenda mandatit të saj, veç kanë vlerësime të nevojshme të gjendjes për ofrimin e sigurisë.
“Në aspektin e angazhimit brenda mandatit ligjor veç kanë vlerësimet e nevojshme të gjendjes së përgjithshme të sigurisë në vend dhe gjendjes sipas specifikave të cilat kërkohen për realizimin e qëllimit të përgjithshëm të ofrimit të sigurisë, parandalimit dhe luftimit të veprimeve kundër ligjore”, tha Rexha.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se mbështetur në memorandumin e mirëkuptimit edhe KGJK do të marrë përgjegjësit dhe detyrat që sipas kushtetues dhe ligjeve dhe akteve të tjera.
Kryesuesja e panelit zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gyltene Sylejmani, tha se për zgjedhjet e kaluara ka treguar se bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes të këtyre akterëve ka vënë rezultate pozitive, duke shënuar suksese në parandalimin e shkeljeve dhe parregullsive zgjedhore dhe përmirësimin e zgjedhjeve në përgjithësi.
Daka po ashtu tha se rreth 1.8 milion persona janë të regjistruar si votues të regjistruar në regjistrin civil, aty janë të përfshirë edhe diaspora. Daka e pyetur se a do të dënohen partitë të cilat kanë filluar fushatën e parakohshme, tha se nuk ka bazë ligjore që pareshe dënim dhe as rregullore për pengimin e fushatës para elektorale.
Ndërsa Lumezi i pyetur se sa raste janë dënuar nga e kaluara persona të dyshuar për pengim gjatë zgjedhjeve të kaluara, ka thënë se ka pasur 108 kallëzime penale nga policia të cilat më pastaj janë proceduar në prokurori.
Në vitin 2014-të, tha se i kanë pasur 13 raste ku është ngritur aktakuza për shkake të keqpërdorimit të drejtës së votës./KP/