Nëse dëshironi që gjatë një dite të ndiheni të përqendruar dhe të keni një ditë më pak stresuese, atëherë ju rekomandohet që në mëngjes të bëni joga.
Filloni me pozitën e fëmijës. Përqendrohuni në relaksimin e trupit dhe thelloni frymëmarrjen tuaj. Mbani peshën në duart tuaja dhe gjunjë. Filloni të përkuleni poshtë-lartë duke u thyer në mes. Përsëritni këtë ushtrim 3-5 herë.
Ashtu të përkulur në gjunjë, zgjatni krahun e djathtë dhe këmbën e majtë në pozitë horizontale. Ndaloni për pak kohë që të sfidoni trupin tuaj dhe më pas mblidhuni me kurriz te poshtë duke vazhduar zgjatjen e këmbës dhe krahut sipër dhe duke rrëmbyer kyçin e këmbës.
Lironi këmbën duke u përkulur në stilin e qenit. Bëni një lëvizje të ulët me këmbën e djathtë përpara dhe me gjurin e majtë duke prekur tokën. Ngitni krahët dhe zgjatuni me vithet tuaja duke shtyer peshën para dhe ndjeni shtrirjet që po i bëni.
4 Dorën e djathtë vendoseni tek këmba e djathtë në formë L. Zgjatuni me krahun e majtë duke anuar në drejtim të krahut të djathtë.
5. Kthehuni në qendër dhe sjellni shuplakat e dorës në pozicionin e lutjes dhe ngadalë kryqëzoni ato mbi këmbën tuaj përpara duke i shtyrë krahët në drejtim të djathtë.