Kuvendi i Kosovës ka shkuar në një pauzë 10-minutëshe pas përplasjeve të ashpra mes kryeministrit Ramush Haradinaj me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Me këtë rast, fjalën i fundit e mori shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca, i cili ironizoi me Veselin.
“Nëse ju kujtohet në vitin 2016 ju ka ardhë propozimi për liberalizim vizash. Pesë minuta sot, pesë minuta nesër, pse po e shtyni liberalizimin e vizave”, tha Konjufca, shkruan Periskopi.
Konjufca i kujtoi Veselit një kriter tjetër të rëndësishëm për liberalizimin e vizave, duke përmendur edhe rastin “Toka” ku i përfshirë është Azem Syla. Ky rast është lënë në gjysmë nga EULEX-i dhe tash do të merret në dorë nga gjykatësit vendorë.
“Por mos harroni që është një kriter shumë me rëndësi, korrupsioni. Një kriter i tillë është kthyer prapa. Është fjala për rastin Toka. 50 milionë euro janë bërë dëmet”, tha Konjufca. /Periskopi/