Kuriozitete

5 gjërat që mund të mësosh nga ‘Girlboss’; supersuksesi i vajzës që shiste rroba të përdorura

Protagonistja e librit dhe serialit që transmetohet në Netflix, Girlboss, krijon një kompani miliona dollarëshe, nga pasioni i saj për rrobat e përdorura.

Një shembull ideal që tregon fuqinë e një vajze dhe besimin në vete.I frymëzuar në jetën e Sophia Amoruso, libri që gjendet edhe në shqip nga botimet Living dhe seriali me aktore kryesore Britt Robertson, do t’iu tërheqin në botën e një vajze të re aspak të edukuar, me një stil krejt të veçantë të veshuri, kokëfortë e të vendosur në ëndrrën e saj për të realizuar qëllimin dhe për të jetuar duke rishitur rroba të përdorura në eBay.

Ia doli! Madje shkoi përtej kësaj, sot, Amoruso është miltimilioneria që shëtit botën duke iu treguar grave rrugën për t’u bërë ato që duan.

Pesë gjërat thelbësore që mund të mësoni nga ajo janë:

1. Momentet e këqija në jetë apo punë, janë kalimtare

2. Pasioni me të cilin I bëni gjërat është arma më e fortë

3. Askush nuk mund dhe nuk duhet t’iu ndikojë kur iu thotë ‘nuk do t’ia dalësh!

”4. Miqtë janë gjithmonë të rëndësishëm dhe të japin ndihmë të konsiderueshme

5. Pranoni dështimet në mënyrë që të keni forcën për t’ia nisur nga e para!