Kosi ështe një ndër nënproduktet më të përdorura të qumështit i cili përfitohet nga fermentimi i qumështit të valuar, akoma i ngrohtë, në të cilin është hedhur një sasi e vogël kosi të freskët e quajtur “farë kosi”, trasnmeton Gazeta Metro.
Kosi ka mjaft veti ushqyese ndër të cilat baza kryesore përbëhet nga uji, yndyrna e calcium. Përmban një raport të lartë në laktobacillius, baktere që ndihmojnë në funksionimin e tretjes, imunitetit dhe përthithjes së elementeve ushqyese.
Më poshtë ju sjellim 6 arsye pse duhet të konsumoni çdo ditë kos:
1. Përmban një sasi të lartë në proteina (100gr kos me 2% yndyra na ofrojnë 53kcal nga të cilat 4gr proteina, 5,3gr karbohidrate, 2gr yndyrë dhe 170mg kalcium dhe 140mg fosfor).
2. Këshillohet të konsumohet pas marrjes së antibiotikeve (parandalon infeksionet).
3. Nëse kombinohet me drithëra të pa përpunuara (p.sh. tërshërë ose buke thekre ose fara) është një vakt ideal për mëngjes me pak kalori por dhe që do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur.
4. Këshillohet më mirë të konsumoni kos të skemuar me 1-2 % yndyrë, kujdes jo 0% yndyrë (nuk përmban vitaminat që treten në yndyrë).
5. Është një produkt fermentimi./gazetametro.net