Ndonëse eshte një proces mëse normal dhe tregues i mirëqenies sonë, shumë njerëz përpiqen të parandalojnë gazrat e trupit duke i mbajtur. Lëshimi i gazrave nga trupi është rezultat i mirëfunksionimit të sistemit tretës dhe sipas mjekëve është mëse normale të lëshoni 5 deri në 10 gazra çdo ditë.
Ushqime të caktuara ndikojnë në gazrat e stomakut, e ndër to përmendim karbohidratet komplekse siç janë fasulet, patatet e ëmbla, tërshëra dhe gruri . Kur të lexoni 8 përfitimet e mëposhtme e sigurtë që nuk do i mbani më keto te fundit.
1) Redukton fryrjen e barkutShkaku më i zakonshëm i fryrjes është rritja e gazit në zorrë. Leshimi i tyre do t’ju beje te ndiheni me mire.
2) Mund të lehtësojë dhimbjet e barkut. Sigurisht që nuk është e përshtatshme të lëshoni gazra në çdo situatë, por nëse për një kohë të gjatë jeni sforcuar duke i mbajtur ju do të ndjeni dhimbje barku.
3) Mbajtja e gazrave sjell probleme për zorrën e trashë. Mbetjet e gazit mund të përkeqësojnë hemorroidet.
4) Gazrat mund të na japin informacione të rëndësishme për shëndetin tonë Në rast se vuani nga një sëmundje, kushtojini rëndësi gazrave të trupit. A janë të shpeshta, a keni dhimbje. Këto informacione mund të jenë tepër të vlefshme për mjekun dhe e sigurtë që ai do t’jua bëjë këto pyetje.
5) Mund të diagnostikoni alergjitë ushqimoreDisa alergji të ushqimit na bëjnë që të kemi fryrje të barkut , dhe kjo sigurisht që ka të bëjë me intolerancën e laktozës, sipas Medical Neës Today.
Nëse keni një rritje të ndjeshme të gazrave pas konsumimit të disa ushqimeve ose grupeve ushqimore, konsultohuni me mjekun tuaj .





















