Rajon & Botë

48 persona humbin jetën si pasojë e vërshimeve në Indi

48 persona kanë vdekur pasi pjesë të mëdha të Indisë perëndimore javën e kaluar u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij vendi.

Në Rajasthan, ku ndodhen një numër i madh i destinacioneve të njohura turistike, për shkak të kësaj gjendjeje me dhjetëra mijëra njerëz janë bllokuar në katet e sipërme të ndërtesave të banimit, shkruan AP.