Një masë e gjetur në një plazh të Tajlandës, besohet të jetë vjellë nga një balenë.
Masa e rrallë e cila peshon 10 kg kap vlerën prej 500 mijë dollarësh.
Boonyos Tala, 44 vjeç, e gjeti atë teksa ecte përgjatë një plazhi në ishullin e Koh Samui në Tajlandën jugore në qershor të vitit të kaluar.
Që prej atëherë, ai e mbajti masën në kopshtin e tij pa i kushtuar rëndësi, derisa muajin e kaluar 44 vjeçarin e vizitoi një mik, duke thënë se ajo mund të ishte vjellë nga balena, një substancë shumë e kërkuar nga prodhuesit e parfumeve.
Masa që në anglisht njihet si “ambergris”, është ushqim i dekompozuar brenda stomakut të balenave.
Ajo është përdorur për parfume në kozmetikë që nga shekulli i 13-të.