Aktuale

43 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e tyre

43 është numri i pacientëve që janë shtrirë sot në Klinikën Infektive të prekur me koronavirus.

Sipas njoftimit, 5 raste janë trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin ditor nga Klinika Infektive e QKUK-së, në këtë klinikë, sot me 24.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste pozitive me Covid-19.

Gjendja e pacientëve me Covid -19, është si vijon:

43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor.

the authorGazetaKNN