Aktuale

43 aksidente trafiku për 24 orë, njëri me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsejtë 43 aksidente, ku njëri prej tyre me fatalitet.

Ndërsa, 20 me të lënduar dhe 22 pa të lënduar, përcjell FaktePLus.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, për mosrespektim të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1333 tiketa trafiku.

Kurse, për vepra të ndryshme për 24 orë janë arrestuar 24 persona të dyshuar prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit./FaktePlus/

the authorBurbuqe Metolli