Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohen në vend kanë ndodhur gjithsejtë 41 aksidente trafiku.
Prej tyre 13 me të lënduar, ndërsa 28 me dëme materiale, përcjell FaktePlus.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe më mosrespektim të rregulave ne komunikacion janë shqiptuar 440 tiketa trafiku.
Janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar për vepra të ndryshme, ku katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në ndalim policor./FaktePlus