Një 40 vjeçar shqiptar banues në Ponta Egola në Italia mbeti i plagosur rëndë, teksa punonte me ekskavator për të hapur një gropë rreth dy metra të thellë
Shqiptari ra nga mjeti papritmas, teksa u shemb një ndërtesë aty pranë duke e zënë poshtë. Kolegët e tij ndërhynë, duke e nxjerrë nga gërmadhat.
Mbeturinat e rëna i kanë shkaktuar plagë të shumta shqiptar si dhe dhembje. Ai u dërgua në spitali për kujdes intensiv në Empoli, ndërsa mbrëmë vonë u transferuar në Careggi për ndihmë të mëtejshme.
Po hetohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.