Në sulmin e dyfishtë në qytetin e vjetër të Damaskut kanë humbur jetën 40 persona, ndërsa 120 të tjerë janë plagosur, që është njëri nga sulmet më gjakderdhëse në kryeqytetin sirian.
Shumica e viktimave ishin korrespodentë të televizionit të Hezbollahut, Al Manar.
Sulmet kanë ndodhur në afërsi të varrezave Bab al Sagir, ndërsa siç transmeton AFP njëra bombë ka eksploduar derisa autobusi me pelegrinë po kalonte pranë vendit ku ishte vendosur, ndërsa rasti i dytë kur një sulmues me bombë hodhi veten në erë në rajonin Bab al Sagir.