Dyzet njerëz vdiqën për një javë nga hipotermia në Ukrainë, ndërsa mbi 800 janë lënduar, deklaroi shefja e shërbimit të ndihmas së shpejtë Tetjana Timoshenko.
Ajo theksoi se deri sot në mëngjes 869 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 753 prej tyre janë shkruar në spital dhe brenda 2 ditëve raportohet se kanë humbur jetën 29 persona.
Brenda 2 orëve të fundit , 11 njerëz kanë vdekur nga hipotermia, fillimisht në zonën Rovenska, Lvovska dhe Nikolaevska.
Numri më i madh i viktimave kanë qenë të dehur” theksoi Timoshenko.
Prej gjashtë janarit në disa zona ukrainase temperatura u ul prej minus 20 deri minus 25 gradë Celsius.