Një police gjermane u qëllua në kokë kur një person rrëmbeu armën e saj në një stacion periferik në Mynih.
Policja 26 vjeçare u plagos rëndë dhe dy kalimtarë të tjerë janë lënduar lehtë nga të shtënat në stacionin Unterföhring S-Bahn, tha policia.
Policia plagosi të armatosurin, i cili tani është në paraburgim. Policia tha se nuk bëhej fjalë për një incident terrorist.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në periferinë veriore të Unterföhring, dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar.
Të pranishmit dhe i dyshuari i arrestuar nuk janë lënduar rëndë. Ai thuhet se u bë agresiv gjatë një kontrolli rutinë të policisë.
Policia tha se ka asnjë rrezik të mëtejshëm për qytetarët. /KosovaPress/