Rajon & Botë

4 persona vriten në një shpërthim në Izmir

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një rezervari në një rafineri në provincën perëndimore të Turqisë, Izmir, raporton CNN Turk.

Një zyrtar i distriktit Aliaga ka thënë për transmetuesin turk se hetimet janë duke u kryer në rafineri dhe se nuk ka rrezik për shpërthim të zjarrit, transmeton Express.

Rafineria “Tupras” ka thënë se shpërthimi ndodhi gjatë punës së mirëmbajtjes të mërkurën në mëngjes.