Shëndetësi

4 metoda për heqjen e pikave të zeza

Pikat e zeza janë gjithmonë shqetësim për njerëzit, e veçanërisht për femrat, shkruan wikihow, transmeton Indeksonline.

Nëse dëshironi t’i hiqni ato atëherë provoni disa metoda të suksesshme të cilat ne do t’i shfaqim më poshtë:

Kurrë mos provoni t’i hiqni me dorë

Duke tentuar t’i hiqni ato me dorë ju vetëm sa I shtoni më shumë baktere fytyrës tuaj. E dimë se është e vështirë, por duke I hequr ato me dorë ju do e dëmtoni atë edhe më tepër dhe do e irritoni lëkurën maksimalisht.

Mos I përdor mjetet tuaja për heqjen e pikave të zeza

Shumë dyqane kanë ofruar mjete për t’i hequr pikat e zeza në mënyrë që ju t’i hiqni ato sa më lehtë. Por shumë shpesh këto mjete mbushen me baterie dhe mund ta irritojnë lëkurën jashtë mase. Besojani heqjen e pikave të zeza profesionalistëve dhe I shpëtoni baktereve.

Shmanguni gërryerjeve të lëkurës

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi I mjeteve për gërryerje sepse ato vetëm sa do i bëjnë pikat e zeza më keq. Nëse ndonjëherë keni dhimbje nga pikat e zeza atëherë fillimisht leni ato të qetësohen pastaj pastrojeni me dezinfektues.

Pastrojeni fytyrën dy herë në ditë rregullisht

Sigurohuni se jeni të pastër krejtësisht pastaj pastrojeni edhe fytyrën njëherë në mëngjes njëherë në mbrëmje. Gjithmonë pastrojeni make up-in para se ta lani atë. Lajeni fytyrën me produkte të buta të cilat e heqin yndyrën e tepërt, e cila është shkaktare e pikave të zeza./Indeksonline