Sot është rrethuar për të filluar ndërtimi i një bllok pallatesh në lulishten pranë ish-Parkut të Autobusëve dhe po sot është lajmëruar një protestë.
Grupimi “Qytetarët Për Parkun” , aktivistë që kanë kundërshtuar edhe prerjen e pemëve dhe betonizimin tek Liqeni Artificial i Tiranës, përmes një postimi në faqen e tyre të Facebook, kanë lajmëruar për një protestë në orën 19:00.
Njoftimi
Kush mundet te vije te diskutojmë ne lidhje me pallatet qe pritet te ndërtohen te ish parku i autobuzave.
Takimi është organizuar nga banoret e zonës. Takohemi në park në orën 19:00. Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, ku Rilindja u mandatar për një 4 vjeçar të dytë qeverisës, sot shënohet edhe protesta e parë.
Mos e humbisni nëse doni ajrin e pastër, jetën e shëndetshme, një hapësirë çlodhëse dhe një qyetet model.





















