Shëndetësi

4 arsye që dëshmojnë se mjedrat janë mrekulli për shëndet

Nëse keni hezituar që të bleni, ose që t’i mbjellni në fermën tuaj mjedrat, pasi ta lexoni këtë do të ndryshoni mendim.

Mjedrat janë fryt i vogël, por kanë veti të larta ushqyese, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të lexoni 4 arsye pse duhet t’i konsumoni ato.

Mjedrat përmbajnë sasi të lartë të antioksidantëve. Njihen kryesisht për nivel të lartë të acidit elagik, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të radikaleve të lira, të cilat kryesisht shkaktojnë dëme në ADN.
Shumë studime kanë theksuar se mjedran ndihmon në parandalimin e kancerit.
Përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C, duke i dhënë kështu trupit tuaj energji sa herë që i konsumoni.
Konsumimi i mjedrave në mëngjes, parandalon plakjen dhe në veçanti ndihmojnë në përmismin e shikimit./arbresh.info/