Aktuale

39 aksidente trafiku dhe 1379 tiketa të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, prej të cilëve 14 me të lënduar, ndërsa 25 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë për mos respektim të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1379 tiketa trafiku, përcjell FaktePlus.

Ndërsa, janë arrestuar 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, ku gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajtje të dënimit./FaktePlus