Aktuale

37 pacientë të shtrirë në Spitalin e Gjakovës po i presin rezultatet për Covid-19

Në spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 47 pacientë që po trajtohen për Covid-19. Nga ta 10 pacientë janë të konfirmuar si dhe 37 të tjerë po i presin rezultatet ose mostrat për bërjen e testimeve për tu konfirmuar ose jo me koronavirus.

Megjithëkëtë, 17 pacientë janë me oksigjenoterapi

Ky është njoftimi i plotë i Spitalit rajonal të Gjakovës. ‘Isa Grezda’.

Komunikata e plotë:

Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët:Dr.Amir Iljazi, Dr. Visar Juniku, Dr. Njomza Mula poashtu edhe mjekët e rinjë Dr. Lumi Muhaxhiri dhe Zejnije Olluri-Hertica dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 21.07.2020 gjendja është si vijon:

• 47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,

•10 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,

•37 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste,

•17 pacientë janë me oksigjen.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!

#mbajemasken

#distancensociale

#higjenpersonale

the authorGazetaKNN