Aktuale

36 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, 24 prej tyre personel mjekësor

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, janë 36 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”, ka njoftuar se 48 persona janë trajtuar për koronavirus, ku 36 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, 28 pacientë janë në oksigjeno-terapi, një në CPAP maskë dhe një në respirator.

Po ashtu edhe në këtë spital ka personel mjekësor të prekur dhe numri i tyre është 24 përfshirë mjekë, infermierë dhe staf mbështetës.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 17.08.2020 ora 10:00 është:

  • 48 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
  • 36 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
  • 6 pacientë janë konfirmuar negativ,
  • 6 pacientë do të testohen,
  • 28 pacientë me oksigjeno terapi,
  • 1 pacientë është në CPAP maske,
  • 1 pacientë është në respiratorë.
  • Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë,15 infermiere dhe 3 stafe mbështetës.

#mbajemasken

#mbajedistancen

#higjenpersonale.

the authorGazetaKNN