Aktuale

35 mijë konsumatorëve në Prishtinë do t’u ndalet rryma për një orë, këto janë lagjet

Rreth 35 mijë konsumatorë do të mbesin pa rrymë për rreth një orë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga KEDS, të cilët kanë sqaruar se pas kërkesës së KOSTT-it është bërë ndalja e transformatorit 1 të Nënstacionit Prishtina, për rreth një orë, shkruan lajmi.net.

Ata kanë bërë të ditur edhe lagjet të cilat do të preken nga ndalja e rrymës

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të KOSTT’it është bërë ndalja e tranaformatorit 1 të Nënstacionit Priahtina 1 për një orë. Ndalesa si pasojë e nxehjes së aseteve të KOSTT’it është bërë nga ora 11 e 30 dhe paraahihet të zgjasë deri në ora 12 e 30. Kjo përfshin rreth 35 mijë konsumatorë, kryesisht të pjesës përendimore të Prishtinës, konkretisht një pjesë e lagjës Arbëria, zona indostriale Prishtinë- Fushë Kosovë, lagja Kalabria dhe një pjesë e Veternikut. Për detaje shtesë ju lutem kontaktojeni KOSTT’in.

the authorGazetaKNN