Aktuale

35 aksidente e mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara për një ditë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prej gjithë të arrestuarve, shtatë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, sa i përket aksidenteve, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 35. Prej tyre, 14 me të lënduar, ndërsa 21 pa të lënduar.

Për shkelje të rregullave në trafik policia ka shqiptuar 1185 tiketa.