Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur gjithsejtë 34 aksidente trafiku.
Prej tyre 13 me të lënduar, ndërsa 21 pa të lënduar përcjell FaktePlus.
Ndërsa, për mos repsektim të rregullave në komunikacion Policia e Kosovës ka shqiptuar 941 tiketa trafiku.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 7 përsona të dyshuar për vepra të ndryshme. Në mbajtje janë dërguar 5 persona, kurse 1 në vuajtje të dënimit./FaktePlus/