Rajon & Botë

33 minatorë bllokohen në minierë pas shpërthimit të gazit në Kinë

Mediat shtetërore kineze raportojnë se 33 minatorë janë bllokuar pas shpërthimit të gazit në pusin e minierës ku ata po punonin.

Agjencia e lajmeve kineze “Xinhua” raporton se nuk dihet gjendja e minatorëve të ngujuar nën tokë, transmeton Express.

Duke cituar zyrtarët lokalë, “Xinhua” raporton se shpërthimi ka depërtuar nëpër minierë në rajonin perëndimor, Chongqing, sot gjatë ditës. /Express/