Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mohgerini, të presë në Bruksel të enjten më 31 gusht në takim Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mogherini i ka njoftuar ambasadorët e BE-së se në takim do të diskutohet për vazhdimin e dialogut për normalizim t marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes në korrik për të filluar përgatitjen e një faze të re të dialogut.
Përfaqësuesja e Lartë dhe dy presidentët gjithashtu do të shqyrtojnë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog./KosovaPress/