30-vjeçari ka therur me thikë nënën e tij 60 vjeçe, të cilën e akuzonte se është “Satani”.
Disa orë pasi e vrau atë, ai ka pranuar të marrë ndihmën e mjekëve, shkruan “Mirror”, transmeton Gazeta Express.
Sandra Brotherton, 60-vjeçare, më herët i kishte treguar motrës së saj se po frikohet për shëndetin e djalit të saj, pasi ai kishte një kohë të gjatë që bënte sjellje të çuditshme.
Ai gjithashtu kishte ushtruar dhunë në nënën e tij. Ajo kishte treguar se e kishte rrahur 3 muaj para se ta vriste.






















