Rreth 30 persona janë nxjerrë të djegur nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.
“Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale,” tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.
Mediat atje bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas tyre, dhjetara persona të tjerë janë ende të zhdukur./KosovaPress/